Lavrov përmend armë bërthamore, Rusia paralajmëron perëndimin: Mos na kërcënoni

Nga Xhevahir Qardaku
18 Janar 2024, 16:27 | Bota

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, lëshoi një kërcënim të drejtpërdrejtë për Europën dhe Amerikën. Gjatë një konference për shtyp në Moskë, kryediplomati i Putinit thotë se Rusia është kyçur në një betejë ekzistenciale me Perëndimin lidhur me Ukrainën dhe formën e një rendi të ri botëror.

“Të gjithë vetëm po thonë se Putini po kërcënon me një bombë bërthamore, edhe pse asnjëherë të vetme nuk ka shprehur diçka të tillë, ndryshe nga europianët dhe amerikanët. Njësoj si ne, edhe Gjermanët kanë thënë se Aleanca e Atlantikut të Veriut posedon armë bërthamore. Ish kryeministrja britanike ka thënë se nuk do të hezitonte që ta shtypte butonin. Mos na kërcënoni!”, tha Sergej Lavrov, Ministër i Jashtëm i Rusisë.

Më pas u përqendrua në sulme vetëm në drejtim të Shteteve të Bashkuara duke theksuar se Amerika prishi raportet me Rusinë me sjelljen e saj armiqësore, vetëm për të ruajtur supremacinë ushtarake dhe pushtetin mbi botën.

“Ishte pala amerikane që ngriu dialogun strategjik bilateral, duke cituar një mjedis të pafavorshëm politiko-ushtarak.”

Ai foli gjerësisht për konfliktin me Ukrainën, duke akuzuar sërish perëndimin se nuk po lejon negociata për paqen. Në anën tjetër, presidenti Volodymyr Zelensky, nënvizon se vendi tij po lufton për mbijetesë. Kjo vjen pas deklaratës së numrit dy të këshillit të sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, që tha se “ekzistenca e Ukrainës do të sjellë dhe konflikte të tjera”. “Territori i Ukrainës i përket vetëm Rusisë”, është shprehu ish presidenti rus.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu