Në ditën e 681 të luftës me Ukrainës dhe Rusisë, autoritetet ruse në qytetin kufitar të Belgorod iu kanë bërë thirrje banorëve që të evakuohen nga zona për shkak të alarmit në rritje për sulme të mundshme me dronë nga ushtria ukrainase.
“Prej ditës së sotme jemi të gatshëm t’iu transferojmë në Stary Oskol e Gubkin, ku mund të qëndroni rehat dhe në dhoma të ngrohta dhe të sigurta”, shkruhet në njoftimin e guvernatorit Vyacheslav Gladkov.
Ndërkohë, një zhvillim tjetër vjen nga sfera diplomatike për konfliktin, ku presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan ka shprehu edhe njëherë gatishmëri për të ndërmjetësua mes palëve.
Në një bisedë telefonike me presidentin Volodymyr Zelensky, lideri turk rikonfirmoi angazhimin e tij për të mirëpritur një takim mes zyrtarëve rusë dhe ukrainas për vendosjen e paqes në Ukrainë.
Gjatë bisedës, Erdogan përsëriti se është e rëndësishme të ringjallet marrëveshja e arritur në verë, e cila lejoi eksportet e grurit nga Ukraina dhe se Ankaraja do të vijojë me përpjekjet e saj diplomatike për këtë qëllim. (A2 Televizion)