Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

Lukashenko i jep vetes imunitet të përjetshëm nga ndjekja penale

Nga A2 CNN
5 Janar 2024, 15:36 | Bota

Lukashenko i jep vetes imunitet të përjetshëm nga ndjekja penale

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka nënshkruar një ligj të ri që i jep vetes imunitet të përjetshëm nga ndjekja penale dhe parandalon liderët e opozitës që jetojnë jashtë vendit të konkurrojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Ligji, teorikisht zbatohet për çdo ish-president dhe anëtarë të familjes së tij ose të saj. Në realitet, është i rëndësishëm vetëm për 69-vjeçarin Lukashenko, i cili ka sunduar Bjellorusinë me dorë të hekurt për gati 30 vjet.

Masa e re duket se synon të forcojë më tej pushtetin e Lukashenkos dhe të eliminojë sfiduesit e mundshëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vendit, të cilat do të zhvillohen në vitin 2025.

Ligji po ashtu shtrëngon ndjeshëm kërkesat për kandidatët presidencialë dhe e bën të pamundur zgjedhjen e liderëve të opozitës që ikën në vendet fqinje vitet e fundit.

Vetëm qytetarët e Bjellorusisë që kanë banuar përgjithmonë në vend për të paktën 20 vjet dhe nuk kanë pasur kurrë leje qëndrimi në një vend tjetër do të kenë të drejtë të konkurrojnë.

Kujtojmë se Bjellorusia u trondit nga protesta masive në gusht 2020 gjatë rizgjedhjes gjerësisht të diskutueshme të Lukashenkos për një mandat të gjashtë, të cilin opozita dhe Perëndimi e dënuan si jo-legjitim.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu