Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

Forumi në Davos, diplomatët e lartë diskutojnë për fundin e luftës në Ukrainë

Nga A2 CNN
14 Janar 2024, 16:14 | Bota


Këshilltarët e sigurisë kombëtare nga e gjithë bota janë mbledhur sot në Davos, ndërsa Ukraina po përpiqet të gjejë një formulë për paqe, për t’i dhënë fund agresionit të Rusisë.

Ndërsa rriten shqetësimet në lidhje me vazhdimin e mbështetjes amerikane për luftën në Ukrainë gjatë një viti zgjedhor, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken pritet t'i drejtohen punimeve të Forumin Ekonomik Botëror, i cili hapet zyrtarisht nesër.

Vendi pritës, Zvicra, tha se bisedimet e paqes për Ukrainën kishin si objektiv që të finalizonin parimet “për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë në Ukrainë” në nivelin e këshilltarëve të sigurisë kombëtare.

E mbështetur fuqishëm nga aleatët e saj, Ukraina ka thënë vazhdimisht se nuk do të dorëzohet derisa të çlirojë çdo pjesë të territorit të marrë nga Rusia. Presidenti Zelensky, i cili nuk ishte ne sesionin hapës, pritet të mbaje fjalën e tij gjatë javës në punimet e këtij forumi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu