Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Nuk ka qetësi në Islandë, vullkani shpërthen sërish

Nga A2 CNN
14 Janar 2024, 13:28 | Bota

Nuk ka qetësi në Islandë, vullkani shpërthen sërish

Vullkani në gadishullin Reykjanes të Islandës ka shpërthyer sërish, vetëm pak ditë pasi banorët ishin rikthyer në banesat e tyre në qytetin Grindavik, 70 kilometra nga kryeqyteti i Islandës.

Pamjet e fundit tregojnë shpërthimin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 8 me atë lokale. Tymi dhe hiri vullkanit pushtuan qiellin mbi qytetin e vogël islandez.

Gjeologu Magnús Tumi Guðmundsson u shpreh se çarja u zgjerua me ritme shumë të shpejta vetëm 30 minuta pas shpërthimit. Ai theksoi se çarja e tokës është aktualisht rreth 1 kilometër, ndërsa shtoi se ekziston frika që përmasat mund të bëhen edhe më të mëdha.

Nuk ka qetësi në Islandë, vullkani shpërthen sërish

Megjithatë, fal kontrollit të vazhdueshëm të aktivitetit të vullkanit, banorët e qytetit u evakuuan rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa 200 prej tyre, nga 4 mijë, kanë preferuar të qëndrojnë në banesat e tyre.

Ndërkohë, autoritetet e sizmologjisë kanë raportuar se gjatë orëve të natës janë regjistruar rreth 200 tërmete, ndërsa energjia elektrike ka ikur në të gjithë qytetin rreth orës 05:00 të mëngjesit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani