
Këngëtari amerikan Kanye West ka reaguar pas koncertit të zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, duke falënderuar kryeministrin Edi Rama dhe publikun shqiptar për mikpritjen.
Përmes një postimi në rrjetin social X, West vlerësoi organizimin e eventit dhe stadiumin ku zhvilloi performancën e tij të parë në kryeqytetin shqiptar.
“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për ndërtimin e një stadiumi dhe për mikpritjen që më bëtë në vendin tuaj të bukur”, shkroi artisti amerikan.
(A2 Televizion)