
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar në rrjetet sociale pas koncertit të Kanye West në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook, Lamallari e cilëson koncertin si një moment që e vendosi kryeqytetin shqiptar në qendër të skenës muzikore ndërkombëtare.
"Tirana është në krye të botës së muzikës me Kanye West", shkruan ministri, duke e shoqëruar postimin me pamje nga atmosfera e koncertit.
Koncerti u shoqërua me debate të forta në opinionin publik mbi figurën e artistit, deklaratat e tij ndër vite si dhe polemikat për financat e akorduara nga qeveria për realizimin e aktivitetit.
Gjithashtu pati masa të forta të sigurisë të ndërmarra nga Policia e Shtetit për mbarëvajtjen e koncertit dhe garantimin e rendit publik. (A2 Televizion)