Dyshohen se dhunuan 17-vjeçaren, Gjykata e Fierit nuk ndryshon masat e sigurisë për tri vajzat

Nga Çaku Tafa
12 Korrik 2026, 14:11 | Kronikë

Dyshohen se dhunuan 17-vjeçaren, Gjykata e Fierit nuk ndryshon masat e

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për tri vajzat e dyshuara për dhunimin e një 17-vjeçareje, një ngjarje që ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Në seancë vajzat kanë shfaqur pendesë, ndërsa para trupit gjykues u kanë qëndruar deklaratave të mëparshme. 

Në seancën për verifikimin e masave të sigurisë, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur masën "arrest me burg" për 20-vjeçaren e dyshuar si e përfshirë në ngjarje. Për njërën nga dy 15-vjeçaret u konfirmua masa "arrest në shtëpi", ndërsa për të miturën tjetër gjykata vendosi "shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik".

Sipas autoriteteve, masat janë caktuar duke marrë në konsideratë moshën e secilës prej të dyshuarave, si dhe shkallën e përfshirjes së tyre në ngjarjen e hetuar. Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos