Autoritetet ruse kanë paralajmëruar nënën e Alexei Navalny, se nëse ajo nuk pranon një funeral të fshehtë për të birin, aktivisti i ndjerë i opozitës do të varroset nga shteti në varrezat e burgut, citon New York Times.
Lyudmila Navalnaya, nënës së opozitarit të ndjerë rus, Alexei Navalny, iu dhanë tre orë kohë për të rënë dakord, por ajo refuzoi të negocionte, duke argumentuar se autoritetet ruse nuk kishin të drejtë ligjore për të vendosur kohën dhe vendin e varrosjes së djalit të saj.
"Ajo po kërkon respektimin e ligjit, i cili kërkon që hetuesit të dorëzojnë trupin brenda dy ditëve, nga momenti i përcaktimit të shkakut të vdekjes", tha zëdhënësja e nënës së Navalnit në një deklaratë të publikuar në X.
Ultimatumi është kthesa e fundit e një sagë makabre, në të cilën nëna 69-vjeçare e Navalnit është përpjekur të marrë trupin e djalit të saj për gati një javë në një morg Arktik në Rusi, pranë burgut ku edhe ai vdiq. (A2 Televizion)