Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 93%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 7%
  • Lodhja fizike 0%

Legalizimi i Kanabisit! Gjermania i bashkohet “klubit” por forcon legjislacionin për konsumim

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2024, 17:25 | Bota

Gjermania ka legalizuar përdorimin e kanabisit rekreativ. Sipas ligjit të miratuar nga Parlamenti Gjerman, kanabisi rekreativ do të mund të përdoret nga personat mbi 18 vjeç, por njëkohësisht rregullat strikte do ta bëjnë të vështirë blerjen e tij në treg.

Vendimi për konsumin e kanabisit në ambientet publike do të hyjë në fuqi më 1 Prill. Mbajtja e deri në 25 g, kanabis do të të lejohet në hapësirat publike. Në shtëpitë private kufiri ligjor do të jetë deri në 50 g.

Gjermania bëhet vendi i nëntë që legalizon përdorimin rekreativ të kanabisit, i cili është gjithashtu i ligjshëm në disa juridiksione nderkombëtare në Shtetet e Bashkuara dhe Australi.

Disa ligjvënës gjerman vunë në pikëpyetje faktin nëse rregulloret e reja do të kishin shumë ndikim në tregtimin e tij, pasi ata që nuk janë të gatshëm të kultivojnë kanabisin e tyre,mund të preferojnë ende të konsumojnë drogën e rëndë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli