"Më mungon shumë", vajza e Navalny bën postimin prekës për babanë e ndjerë

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2024, 12:18 | Bota

"Më mungon shumë", vajza e Navalny bën postimin

Vajza e Alexei Navalny, ka ndarë një postim emocional për babanë e saj të ndjerë në profilin e saj në Instagram. Dasha Navalnaya ndau një foto të saj si fëmijë me nënën dhe babanë e saj, shoqëruar me një mesazh të shkurtër.

“Të dua, të puth, të përqafoj fort dhe më mungon shumë, shumë”, shkruan Dasha në postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dasha Navalnaya (@dasha_navalnaya)

Kujtojmë se gruaja e tij, Yulia Navalnaya, dhe nëna, Lyudmila Navalnaya, kanë qenë të zëshme në kritikat e tyre ndaj autoriteteve ruse dhe presidentit Vladimir Putin, të cilin ata e konsiderojnë përgjegjës për vdekjen e tij.

Trupi i Navalny ende nuk është lëshuar nga autoritetet, ndërsa nëna e tij tha dje se më në fund ishte lejuar ta shihte. Ajo gjithashtu akuzoi hetuesit rusë për shantazh ndaj saj gjatë funeralit të tij dhe tha se ata po përpiqeshin ta detyronin atë të mbante një ceremoni private varrimi pa vajtues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos