Presidenti amerikan, Joe Biden u takua me gruan e opozitarit të vdekur rus, Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, në Kaliforni, tha Shtëpia e Bardhë.
Në një mesazh në X, Biden tha: “Sot, u takova me Yulia dhe Dasha Navalnaya – të afërmit e Aleksey Navalny – për të shprehur ngushëllimet e mia për humbjen e tyre të dhimbshme. Trashëgimia e guximit të Aleksey-t do të jetojë tek Yulia dhe njerëzit e panumërt në të gjithë Rusinë që luftojnë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut."
Biden ka fajësuar Putin për vdekjen e Navalny. (A2 Televizion)