Habit Medvedev: E veja e Navalnit është e lumtur, se tani ka një karrierë politike

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2024, 15:41 | Bota

Habit Medvedev: E veja e Navalnit është e lumtur, se tani ka një

“Shikoni fytyrën e qeshur dhe të lumtur të vejushës së Navalny. Është ndjesia se ajo e priste këtë ngjarje gjatë gjithë këtyre viteve për të nisur në mënyrë madhështore jetën e saj politike. Dhe ajo e tha atë. E gjithë kjo është shumë e trishtueshme”.

Kështu deklaroi ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, në një intervistë për mediat e Moskës. Zëdhënësja e ekipit të Navalny, Kira Yarmysh, postoi videon e kësaj deklarate në X, duke e shoqëruar me një përgjigje për Medvedev.

"Ne do të regjistrojmë çdo fjalë të saj, nuk do të harrojmë asnjë prej tyre dhe pastaj do ta bëjmë atë të përgjigjet për secilën", shkroi ajo.

Pak ditë më parë, në një video të publikuar sot në rrjetet sociale, Yulia Navalnaya, e veja e Alexei Navalny, akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin, për vrasjen e burrit të saj. Ajo njoftoi se do të vazhdojë punën e Alexei dhe ftoi të gjithë t’i qëndrojnë pranë për të luftuar për vendin 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu