Tjetër incident viral i Joe Biden, pengohet disa herë teksa ngjit shkallët e avionit presidencial

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2024, 08:43 | Bota
Tjetër incident viral i Joe Biden, pengohet disa herë teksa ngjit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, shpeshherë bëhet viral me incidentet që i ndodhin në publik, ndërsa së fundmi është filmuar teksa pengohet disa herë gjatë hipjes në “Air Force One” në Los Angeles të martën.

Incidenti ndodhi pavarësisht faktit se një shkallë më e shkurtër u përdor për të hipur në avionin presidencial të SHBA-së.

Videoja e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin e pengimit të dyfishtë të Bidenit, teksa ai hipi në aeroplan në bazën e Forcave Ajrore “Andrews”. Për fat, ai ia doli të mbante dorezën të dyja herët për të shmangur rrëzimin.

A2 CNN Livestream

Latest Videos