Autoritetet e Shtetit të Rio de Zhaneiros në Brazil kanë shprehur gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të shpërthimit të një epidemie, e cila ka infektuar qindra persona.
Ethet tropikale është një sëmundje tropikale që më së shumti përhapet nga pickimi i mushkonjave të llojit Aedes Aegypti.
Guvernatori i shtetit të Rios u shpreh se situata është ende në kontroll dhe sqaroi se shpallja e emergjencës erdhi për pasojë që reagimi përballë kësaj epidemie të jetë më i shpejtë për banorët e rrezikuar dhe në nevojë për ndihma. (A2 Televizion)