Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka marrë një makinë luksoze si dhuratë personale nga presidenti rus Vladimir Putin. Lajmi është raportuar nga Agjencia e lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA).
Makina e prodhuar nga Rusia iu dorëzua Kim Jong Un më 18 shkurt, raportoi KCNA, duke shtuar se motra e liderit të Koresë së Veriut "përcolli falënderimet për Putinin". Sipas saj, dhurata demonstron marrëdhënien e veçantë të dy liderëve në një nivel personal.
Raporti nuk specifikonte llojin e makinës dhe as mënyrën se si u transportua nga Rusia. Kim thuhet se është një entuziast i makinave dhe mban një koleksion të automjeteve luksoze që i ka importuar ilegalisht në vendin e tij. (A2 Televizion)