Sistemi britanik i mbrojtjes bërthamore ka dështuar për herë të dytë në pak javë. Lajmi raportohet nga BBC dhe gazeta The Sun. Sistemi i parandalimit të sulmeve bërthamore Trident lëshoi një raketë muajin e kaluar, e cila nuk arriti në destinacionin e kërkuar por ra në oqean pranë brigjeve të Floridas. Raketa ishte lëshuar nga një nëndetëse.
"The Sun" shkruan se dështimi ndodhi në pajisjen shtytëse të armës, e cila ishte pajisur me një kokë të rreme bërthamore. Ministria britanike e mbrojtjes thotë se një anomali ndodhi gjatë testit të 30 janarit, por nënvizon se dështimi në testin e rëndësishëm nuk ka sjellur ndërlikime në sistemin e gjerë të mbrojtjes.
Megjithatë kjo pasiguri nga Trident pritet që nxisë shqetësime lidhur me gatishmërinë e marinës së Mbretërisë së Bashkuar në rast se përfshihet në një konflikt të plotë apo global. Shpeshherë janë bërë vlerësime të ndryshme apo lëshuar paralajmërime për një përplasje të mundshme bërthamore me Rusinë.
Kapacitetet britanike të mbrojtjes nukleare garantohen nga një flotë me 4 nëndetëse me fuqi bërthamore që janë të pajisur me sistemin e raketave balistike Trident, të prodhuara nga Lockheed Martin. Një test i mëhershëm i zhvilluar në vitin 2016, gjithashtu rezultoi në dështim, me raketën që doli nga trajektorja e dëshiruar.
Më herët, Marina Mbretërore u detyruar të tërhiqte aeroplanmbajtësin HMS Mbretëresha Elizabet nga stërvitjet më të mëdha ushtara të NATO-s që nga Lufta e Ftoftë pasi kontrolli rutinë zbuloi disa defekte. (A2 Televizion)