Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 0%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 0%

“Amerika po bëhet një vend komunist”, Trump thotë se po përndiqet nga politika njësoj si Navalny

Nga Xhevahir Qardaku
21 Shkurt 2024, 10:23 | Bota


Donald Trump vazhdon ta krahasojë veten me Alexei Navalny, duke pretenduar se është një i përndjekur politik.

“Kjo po ndodh edhe në vendin tonë. Ne po kthehemi në një vend komunist në shumë kuptime. Dhe nëse e shikoni këtë, unë jam kandidati kryesor. Dhe unë jam duke u paditur”, tha ai gjatë një debati televiziv në Fox NeWs në Karolinën e Jugut.

“Navalny ishte një person shumë i guximshëm sepse ai u kthye në Rusi. Ai mund të kishte qëndruar larg. Dhe, sinqerisht, ndoshta do të kishte qenë shumë më mirë të qëndronte larg dhe t’i fliste njerëzve të tij nga jashtë në vend që të kthehej”, shtoi ish-presidenti amerikan.

Ai përsërit pretendimin se e njëjta gjë me përndjekjet politike po ndodh edhe në Shtetet e Bashkuara.

“Jam paditur katër herë… të gjitha herët vetëm për faktin se jam aktiv në politike, për gjëra qesharake”, tha Trump.

Atij i është përgjigjur presidenti amerikan, Joe Biden, duke e kritikuar që nuk fajësoi Vladimir Putin për vdekjen e opozitarit Navalni.

“Pasi lideri i opozitës, Alexei Navalny vdiq në një burg rus, javën e kaluar, ish-presidenti Trump dhe republikanë të tjerë refuzuan ta mbanin Putinin përgjegjës për vdekjen e tij. Në vend të kësaj, Trump tha se vdekja e Navalny-t e bëri atë të kuptonte se sa e keqe është Amerika. Ai tha, dhe unë citoj, ne jemi një komb në rënie, një komb i dështuar. Pse Trump fajëson gjithmonë Amerikën? Putin është përgjegjës për vdekjen e Navalny. Pse Trump nuk mund ta thotë këtë?”, është shprehur presidenti amerikan, Joe Biden.

Ka shumë gjasa që Trump dhe Biden të ndeshen sërish për çelësat e Shtëpisë së Bardhë, teksa presidencialet e këtij viti nuk po prodhojnë asnjë kandidat tjetër të aftë për të marrë pëlqimin e amerikanëve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi