Suedia të hënën në NATO, Parlamenti hungarez ratifikon anëtarësimin

Nga Erjon Dervishi
20 Shkurt 2024, 22:20 | Bota

Suedia të hënën në NATO, Parlamenti hungarez ratifikon

Partia në pushtet e Hungarisë, Fidesz, propozoi idenë që Parlamenti hungarez të votojë më 26 shkurt ratifikimin e kërkesës së Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Grupi ynë ka dëshirë ta mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO”, tha partia Fidesz në një dokument, përmes të cilit i kërkoi kryetarit të Parlamentit ta përfshijë në agjendë hedhjen në votim të kërkesës së Suedisë.

Fidesz gëzon një shumicë të madhe në Parlament. Suedia aplikoi për t’u anëtarësuar në NATO para gati dy vjetëve, duke bërë një ndryshim historik në politikën e saj, i cili u nxit nga pushtimi i Ukrainës prej Rusisë.

Pas vonesave të gjata, Hungaria do të jetë anëtarja e fundit e NATO-s që e miraton kërkesën e vendit nordik për t’u bërë anëtarja e 32-të e aleancës ushtarake.

A2 CNN Livestream

Dita jonë