Zgjedhjet ende nuk janë mbajtur, por Biden ka marrë një fitore simbolike. Presidenti aktual kryeson ndaj Donald Trump, kur vjen puna për grumbullimin e fondeve publike të dhuruara për fushatën presidenciale.
Sipas të dhënave zyrtare, ekipi i fushatës së Biden dhe Partia Demokrate, kanë mbledhur së bashku më shumë se 80 milionë dollarë. Ndërsa kampi tjetër, ai Republikan, bashkë me ekipin e fushatës të Trump kanë në dorë vetëm 39 milionë dollarë.
Këto shifra janë bazuar në raportimet mbi mbledhjen e fondeve dhe shpenzimet gjatë janarit. Aktualisht, për muajin shkurt, Biden dhe demokratët kanë marrë kryesimin me mbi 24 milionë dollarë të mbledhura, ndërsa Trump dhe ekipi i tij posedojnë vetëm 8.7 milionë dollarë. (A2 Televizion)