Turqia shkon një hap më pranë garantimit të sigurisë në qiejt e saj. Autoritetet kryen me sukses fluturimin e parë të gjeneratës së pestë të avionit luftarak vendas.
Kjo është pjesë e përpjekjeve të Ankarasë për të përmirësuar forcat ajrore. Turqia, një vend anëtar në NATO, nisi projektin TF-X për të prodhuar avionin kombëtar luftarak në vitin 2016.
Kompania turke për pajisjet ajrore TUSAS firmosi një marrëveshje me firmën britanike BAE me vlerë 125 milionë dollarë në vitin 2017, për të zhvilluar gjeneratën e pestë të “fajkoit” të qiejve, të emërtuar KAAN.
Sipas të dhënave të publikuara, mjeti luftuarak është në gjendje të fluturojë me një shpjetësi mesatare prej mbi 2 mijë kilometrash në orë dhe mban armë të ndryshme përfshirë raketa tokë-ajër. TUSAS ndau një video që tregon një avion luftarak KAAN, duke u ngritur dhe më pas duke u kthyer në një bazë ajrore në Ankaranë veriore.
Avioni i ri luftarak fillimisht do të fuqizohet nga dy motorë General Electric F-110, të cilët përdoren gjithashtu në avionët e gjeneratës së katërt Lockheed Martin F-16. Raportohet se Turqia po e konsideron këtë mjet luftarak si zëvendësuesin potencial të avionëve F-16. (A2 Televizion)