Pas Alexei Navalny, autoritetet ruse kanë lëshuar një urdhër arresti dhe për vëllanë e tij, Oleg.
Siç raporton media ruse "TASS" , Ministria e Brendshme e vendit njoftoi dje se Oleg Anatolyevich Navalny u shtua në listën e personave të kërkuar nga autoritetet ruse.
Oleg është përballur me akuza penale në të kaluarën. Ai u vu në listën e të kërkuarve në vitin 2022 për shkak të një tubimi ku mori pjesë për të protestuar kundër arrestimit të vëllait të tij në vitin 2021. Më pas ai u akuzua për shkelje të rregullave të koronavirusit.
Për rrjedhojë, ai ka zgjedhur që të largohet nga Rusia dhe mendohet se është në Qipro. (A2 Televizion)