Aksi Moskë-Teheran, raketa të fuqishme balistike drejt frontit në Ukrainë

Nga Erjon Dervishi
21 Shkurt 2024, 22:29 | Bota

Irani po furnizon Rusinë me raketa të fuqishme balistike. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve “Reuters”. Raketat e dërguara nga Irani janë të afta të godasin objektivat në një distancë midis 300 dhe 700 km. Irani nuk e mohon dërgimin e raketave balistike.

Reuters citon një zyrtar të lartë Iranian, i cili shprehet se disa nga raketat u dërguan në Rusi me anije përmes Detit Kaspik, ndërsa të tjerat u transportuan me avion. Afrimi mes Iranit dhe Rusisë ka rritur shqetësimet e vendeve perëndimore për fuqizim të Moskës me armë të sofistikuara. Këtë fakt e ka përmendur edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili gjatë një takimi me Kryeministrin e Gjeorgjisë, është shprehur për një situatë të vështirë në Ukrainë.

“Tërheqja e Ukrainës nga Avdiivka tregon se situata në fushën e betejës është jashtëzakonisht e vështirë, por ukrainasit i kanë tejkaluar pritshmëritë vazhdimisht. Dhe NATO vazhdon të qëndrojë me Ukrainën”, tha Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Ushtarët ukrainas që mbajnë pozicionet e tyre në rajonine Zaporizhzhia, janë të shqetësuar për sulmet e ardhshme ruse, duke përmendurarmët e reja.

“Situata tani është shumë e tensionuar. Armiku po sulmon. Dy ditët e fundit sulmet kanë pushuar. Para kësaj ka pasur sulme me pajisje të rënda, me sasi të mëdha mjetesh të blinduara dhe këmbësorie, tha një ushtar ukrainas.

Për të dhënë kurajë për ushtarët në front, Putin ka zbritur në terren duke dërguar gjeneralët të vizitojnë ushtarët rus në luftë duke u dhënë dekorata, ndërsa vetë vizitoi fabrikën e avionëve në Kazan, e cila prodhon avionë civilë dhe ushtarakë. Putin u ngjit brenda një bombarduesi strategjik bërthamor TU-160, një nga katër që aktualisht po i nënshtrohet modernizimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos