Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

“Qaja shumicën e kohës”! Sunak takon Mbretin Charles III pas diagnostikimit me kancer

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2024, 21:39 | Bota

“Qaja shumicën e kohës”! Sunak takon Mbretin Charles III

Kryeministri britanik Rishi Sunak vizitoi Mbretin Charles në Buckingham Palace për herë të parë që nga diagnostikimi i tij me kancer. Kryeministri Sunak, inkurajoi Mbretin Charles për mbështetjen që ai gëzon në popull dhe vëmendjen që i ka kushtuar mbarë opinioni publik gjatë kohës që ishte i shtruar në spital.

Mbreti tha: "Kam pasur kaq shumë mesazhe dhe letra të mrekullueshme. Më kanë bërë të qaj shumicën e kohës".

Kryeministri dhe monarku folën gjithashtu se si lajmet e mbretit për kancerin kanë vënë në qendër të vëmendjes shumë organizata bamirëse jetike për sëmundjen e kancerit.

Mbreti Charles ka qëndruar kryesisht në oborrin e familjes mbretërore që kur pallati zbuloi më 5 shkurt se monarku ishte diagnostikuar me kancer. Megjithatë, ai ka udhëtuar në Londër për kurim si dhe takime me stafin e pallatit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi