“Trupat ruse do shkojnë deri në Kiev”, BE-ja i përgjigjet Medvedev: Ke probleme mendore!

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2024, 19:28 | Bota

“Trupat ruse do shkojnë deri në Kiev”, BE-ja i

Përplasja midis Rusisë dhe Bashkimit Europian ka marrë një tjetër ritëm këtë të enjtë, teksa ish-Presidenti Dmitry Medvedev ka kërcënuar Ukrainën duke thënë se trupat ruse do të shtyjnë deri në Kiev pas pushtimit të Avdiivka-s.

I besuari i Presidentit Putin paraqiti dy argumente për domosdoshmërinë për të shkuar në Kiev, duke thënë se, së pari, ky është një qytet rus dhe, së dyti, kërcënimi ndërkombëtar për ekzistencën e Rusisë vjen nga atje.

"Ku do të ndalemi? Nuk e di. Mendoj se duke marrë parasysh atë që kam thënë [për domosdoshmërinë për të krijuar një kordon sigurie] do të duhet të punojmë shumë fort. A do të jetë Kievi? Po, ndoshta duhet të jetë Kievi. Nëse jo tani, atëherë ca kohë më vonë, ndoshta gjatë një faze tjetër të zhvillimit të këtij konflikti. Megjithëse Kievi është një qytet rus në rrënjët e tij, ai menaxhohet nga një ekip ndërkombëtar i kundërshtarëve të Rusisë, të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të gjithë ata që zyrtarisht kryejnë funksione atje janë figura pa ndërgjegje. Të gjitha vendimet merren përtej pellgut dhe në selinë e NATO-s. Kjo është absolutisht e qartë. Kjo është arsyeja pse po, mund të jetë edhe Kievi", tha Medvedev.

Zv/sekretari aktual i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë foli edhe për Odesën duke thënë: “Odessa, u kthye në shtëpi. Ky është qytet i yni, rus dhe i Rusisë".

Menjëherë pas këtyre deklaratave, Medvedev i është përgjigjur zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, i cili tha gjatë një konference për shtyp se “numri i dy i përjetshëm” ka nevojë për ndihmë mjekësore pasi ka probleme mendore.

Ne thjesht mund të rekomandojmë një këshillim dhe ndihmë për mendjen, por nuk jam i sigurt nëse shteti rus me miliardat që shpenzon në këtë luftë ilegale kundër Ukrainës në fakt mund të përballojë të investojë diçka në kujdesin social dhe shëndetësor për njerëzit e saj", tha ironikisht Stano.

Kjo përplasje mes Kremlinit dhe Brukselit, vjen në një ditë kur Vladimir Putin zgjodhi të ngjitej vetë në bordin e bombarduesit të ri bërthamor hipersonik, të ashtëquajtur "Blackjack " nga NATO. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos