Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Netanjahu i paraqet kabinetit planin për të qeverisur Rripin e Gazës pas luftës

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2024, 08:49 | Bota

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i paraqiti të ashtuquajturit këshilli i sigurisë në qeverinë e tij, planin e përafërt për mënyrën, si do të kontrollohet Rripi i Gazës pas përfundimit të luftës me Hamasin.

Sipas raportimeve të gazetës “Times of Israel”, plani parashikon që në ditët e ardhshme të luftës, e gjithë zona bregdetare të administrohet nga ushtria izraelite.

Përmendet gjithashtu, me paqartësi se qeveria do të merret në dorë nga "zyrtarë lokalë" me "përvojë në administratën (publike)", njerëz pa lidhje "me vende ose entitete që mbështesin terrorizmin".

Autoriteti Palestinez, i cili qeveris një pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar, nuk përmendet në mënyrë eksplicite në plan, megjithatë gazeta zbulon se pjesëmarrja e tij në qeverisjen e Rripit të Gazës në të ardhmen nuk përjashtohet.

Shtetet e Bashkuara po propozojnë që Autoriteti Palestinez i "reformuar" i Mahmud Abbas  të marrë kontrollin e Rripit të Gazës, por qeveria izraelite po refuzon krijimin e asaj që thotë se është "Fatahstan" (pas fraksionit të zotit Abbas, Fatah), ndërsa akuzon PA për "mbështetje të terrorizmit".

Megjithatë, kohët e fundit, kryeministri Netanjahu gjithashtu u duk se përjashtoi zbatimin e idesë së ministrave të tij të ekstremit të djathtë për një vendbanim të ri izraelit në Rripin e Gazës.

SHBA-ja, aleati kryesor i Izraelit, është në favor të zgjidhjes me dy shtete, të Izraelit dhe Palestinës. Por, Netanjahu kundërshton zgjidhjen me dy shtete dhe deklaron se ushtria izraelite do të mbajë kontrollin e plotë të Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani