Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 89%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 11%
  • Lodhja fizike 0%

Aksident zinxhir në autostradë, përplasen 100 automjete

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2024, 08:42 | Bota

Aksident zinxhir në autostradë, përplasen 100 automjete

Disa njerëz u plagosën kur më shumë se 100 makina u përplasën me njëra-tjetrën në një ndër autostradat kryesore të qytetit kinez Suzhou.

Siç raportojnë mediat shtetërore në Kinë, aksidenti ka ndodhur për shkak të kushteve ekstreme të motit, që kanë krijuar shtresa të mëdha akulli në asfalt.

Pamjet në rrjetet sociale tregojnë disa makina njëra mbi tjetrën në autostradë. Xhamat dhe pjesë të tjera makinash mund të shihen, po ashtu të shpërndara gjithandej.

Nga aksidenti zinxhiror tre persona u plagosën dhe u dërguan në spital, ndërsa gjashtë të tjerë morën lëndime të lehta, raportoi Policia e Trafikut të Suzhou.

Javët e fundit, pjesë të mëdha të Kinës janë goditur nga stuhi të ftohta me breshër dhe borë, duke ndikuar në transportin rrugor, në një kohë kur miliona njerëz nxitojnë të kthehen në shtëpi për festën e Vitit të Ri Hënor.

Administrata Meteorologjike e Kinës ka lëshuar një buletin urgjent për ngricat dhe temperaturat e ulëta në disa rajone qendrore dhe jugore. Sipas të dhënave të disponueshme aktualisht, 34 nga afro 260 aeroportet e vendit kanë lëshuar paralajmërime për mjegull dhe borë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli