Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Ferri i flakëve në qiellgërvishtësen spanjolle, dyshohet për viktima

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2024, 07:50 | Bota

Të paktën 4 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar, si pasojë e një zjarri masiv që përfshiu një bllok banesash në qytetin e Valencias në Spanjë.

Zjarri fillimisht shpërtheu në një ndërtesë 14-katëshe në lagjen Kampanar, për t’u përhapur me shpejtësi dhe në banesat përreth.

Një situatë dramatike u regjistrua më pas për orë të tëra me zjarrfikësit që përpiqeshin deri në vetëmohim për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në ndërtesë nga tymi dhe flakët.

Operacioni u bë edhe më i vështirë për shkak të erës, e cila e shpërndau zjarrin me shpejtësi.

Sipas mediave spanjolle, ndërtesa në fjalë përmban 138 apartamente dhe strehon 450 banorë, teksa shkaqet e zjarrit janë ende duke u hetuar.

 

 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani