Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 89%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 11%
  • Lodhja fizike 0%

“Nuk kemi Plan B”, Izraeli godet të zhvendosurit në Rafah

Nga Erjon Dervishi
22 Shkurt 2024, 22:48 | Bota

Një anije luftarake izraelite hapi zjarr në bregdet duke qëlluar në drejtim të një varke të vogël pranë një kampi me persona të zhvendosur në Rafah të Gazës. Pamjet tregojnë varkën e vogël që i afrohet bregut dhe anijen e cila gjuan në drejtim të saj disa breshëri plumbash.

Izraeli ka kërcënuar se do të nisë një sulm të plotë në Rafah, qyteti i fundit në skajin jugor të Gazës, pavarësisht lutjeve ndërkombëtare - duke përfshirë edhe aleatin e tij kryesor në Uashington.

"Ne do të zgjerojmë autoritetin tonë, por në të njëjtën kohë ushtria po përgatit vazhdimin e operacioneve intensive tokësore," deklaroi Yoav Gallant, Ministri izraelit i Mbrojtjes.

Deklaratën, zyrtari i lartë izraelit e tha gjatë takimit të tij me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë, Brett McGurk. Banorët e Gazës të cilët po strehohen në Rafah nga vende të tjera thonë se nuk kanë më ku të shkojnë.

Ndërkohë, fluksi i dikurshëm i ndihmave nga jashtë është zhdukur pothuajse plotësisht. Agjencia e Kombeve të Bashkuara thotë se nuk ka një “Plan B” se si do të vazhdojë procesi i ndihmave për refugjatët në Rafah.

Sulmet izraelite vranë të paktën 48 persona në Gazën jugore dhe qendrore të enjten, gjysma prej tyre gra dhe fëmijë.

Kjo është konfirmuar nga zyrtarët shëndetësorë në Rripin e Gazës të cituar nga Reuters. Shtatë sulme izraelite goditën Rafah këtë mëngjes, një prej të cilave rrafshoi një xhami dhe shkatërroi pjesën më të madhe të bllokut përreth, citon agjencia e lajmeve Reuters.

Izraeli filloi fushatën e tij në Gaza pasi militantët e Hamasit që kontrollojnë territorin sulmuan qytetet e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke kapur 253 pengje.

Që atëherë, gati 30,000 njerëz janë konfirmuar të vrarë në Gaza, sipas autoriteteve lokale shëndetësore, me mijëra të tjerë të vdekur, të pagjetur nën rrënoja.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli