FMN jep 880 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2024, 08:07 | Bota

FMN jep 880 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

Fondi Monetar Ndërkombëtar do të sigurojë 880 milionë dollarë për Ukrainën në fazën e tretë të një pakete ndihme prej 15.6 miliardë dollarësh të miratuar, vitin e kaluar, ndërsa Kievi lufton pushtimin rus.

Alokimi, i shpallur dy vjet pas pushtimit rus, ende nuk është miratuar nga bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

"Rezultatet e programit kanë qenë të shkëlqyera, pavarësisht sfidave të luftës," tha Gavin Grey, kreu i një ekipi të FMN-së që u takua me zyrtarë ukrainas në Varshavë, kohët e fundit.

Ekipi vlerësoi objektivat e vendosura një vit më parë, kur u miratua paketa e ndihmës katërvjeçare.

“Autoritetet plotësuan të gjitha kriteret sasiore të performancës përveç njërit, një humbje e vogël e të ardhurave tatimore për shkak të bllokimeve të kufijve dhe të katër parametrave strukturore të vendosura për rishikim”, tha Grey.

Paneli i FMN tha se Ukrainës do t'i nevojiten 486 miliardë dollarë për t’u rindërtuar nga lufta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos