Paleta të tëra me kokainë, kapet në Angli sasia më e madhe e drogës në banane

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2024, 10:34 | Bota

Policia në Britaninë e Madhe bën me dije se ka sekuestruar 6 tonë kokainë në një ngarkesë me banane, e cila konsiderohet si sasia më e madhe e drogës së klasit A që zbulohet në ishull.

Agjentët e Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe Forca Kufitare e gjetën drogën me vlerë 500 milionë euro në një kontenier që kishte mbërritur në portin e Southampton.

Ngarkesa kishte si destinacion portin e Hamburgut, për t’u shpërndarë më pas në tregjet e tjera europiane.

NCA tashmë ka nisur punën me partnerët europianë për të identifikuar rrjetin kriminal që fshihet pas kësaj sasie të madhe droge.

Sipas agjencisë, kjo është një goditje e madhe për narkotrafikantët, të cilët mendohet se fitojnë 4 miliardë paund në vit nga shitja e kokainës vetëm në Britani.

 

A2 CNN Livestream

Dita jonë