Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

Kërcënimi i pazakontë i Trump: Tregjet do të bien po nuk fitova

Nga A2 CNN
11 Janar 2024, 07:33 | Bota

Kërcënimi i pazakontë i Trump: Tregjet do të bien po nuk

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka vijuar sulmet ndaj kreut aktual të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, duke thënë se "Kaosi është ai, jo unë".

Në një intervistë për Fox News, ku foli dhe për deklaratën, gjatë së cilës kërcënonte "kaos", nëse nuk merrte imunitetin në çështjen federale kundër tij për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020, Trump tha: "Unë mendoj se tregjet do të rrëzohen nëse nuk i fitoj zgjedhjet. Ekonomia është në gjendje të tmerrshme, por bursa po rritet, sepse ata po udhëheqin Joe Biden në të gjitha sondazhet”.

"Kur isha president, Kina kishte frikë nga unë", tha Donald Trump përsëri në Fox News, duke cituar një deklaratë të kryeministrit hungarez, Viktor Urban, sipas të cilit kur manjati ishte në Shtëpinë e Bardhë "bota kishte frikë prej tij".

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu