Kremlini ka mohuar që presidenti rus Vladimir Putin dhe ish-presidenti amerikan Donald Trump kanë folur në telefon shtatë herë që kur Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021, siç pretendoi gazetari Bob Woodward në librin e tij "Lufta" qw pritet tw publikohet më 15 tetor.
“Jo, nuk është e vërtetë”, tha zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, për gazetën ruse RBC, në një koment të raportuar nga agjencitë e Moskës.
Në libër thuhet se Trump kishte mbajtur kontakte me presidentin rus edhe pas largimit nga detyra. “New York Times” raporton se libri përshkruan një skenë ku një bashkëpunëtor i Trump-it u urdhërua të dilte jashtë zyrës se ish-presidentit në Mar a Lago të Floridës, në mënyrë që ai të zhvillonte një telefonatë me Putinin. Bashkëpunëtori i paidentifikuar raporton se dyshja kishte biseduar mbi 6 herë që kur Trump është larguar nga Shtëpia e Bardhë në 2021, raporton A2.
“The Post” tha të mërkurën se libri nuk përshkruan atë që diskutuan të dy burrat dhe citon një zyrtar të fushatës së Trump që hedh dyshime mbi kontaktin e supozuar.
Fushata e Trump hodhi poshtë librin e Woodward dhe tha se përmbajtja e librit ishte "e sajuar", raportoi New York Times. (A2 Televizion)