“60 ditë kritike pas nënshkrimit”, gjenerali analizon situatën pas marrëveshjes SHBA-Iran

Nga A2 CNN
16 Qershor 2026, 09:55 | Bota

Gjenerali Dedë Prenga deklaroi se dy muajt në vazhdim janë kritike sa i përket marrëveshjes mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kjo marrëveshje do të jetë tepër e vështirë dhe mjaft delikate gjatë 60 ditëve nga data 19, kur ekspertët të ulen në tavolinë dhe të diskutojnë detajet. Po marr një shembull, vetëm 450 kg uranium i pasuruar në 60% në pragun e mundshëm të prodhimit të një mbushjeje bërthamore, unë do të thosha që vetëm kjo ka disa variante, të paktën tani pa filluar akoma bisedimet. Varianti i parë është të lëvizet dhe të shkojë në një vend të sigurtë. Varianti i dytë, të lihet aty dhe të hollohet e të bëhet i parrezikshëm. Varianti i tretë është të asgjesësohet, por ku do të shkojnë mbetjet radioaktive. Dhe pa filluar akoma procesi kemi 3 variante të ndryshme të mënyrës se si do të veprohet me këtë 450 kg”, tha gjenerali në studion e "Dita Jonë" në A2CNN.

“Por nëse do të kujtojmë edhe ato informacione që na është dhënë që nga 2015-2016, nëpërmjet Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike që ka qenë në inspektim nga nga Kombet e Bashkuara janë dhe mbi 8.000 kg të tjera uranium i pasuruar në 20%”, shtoi gjenerali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos