Rrëzohet avioni bombardues amerikan B-52

Nga A2 CNN
15 Qershor 2026, 23:01 | Bota

Rrëzohet avioni bombardues amerikan B-52

Një avion bombardues B-52 Stratofortress i Forcave Ajrore Amerikane është “rrëzuar menjëherë pas ngritjes” nga Baza Ajrore Edwards në Kaliforninë jugore, tha baza në një deklaratë.

Incidenti ndodhi në orën 11:20 (me orën lokale). Baza nuk tha nëse ka pasur të lënduar si pasojë e përplasjes, e cila krijoi një re të stërmadhe tymi të zi që mund të shihej në kilometra të tëra.

"Ekipet e emergjencës iu përgjigjën menjëherë situatës që është në zhvillim e sipër. Më shumë informacion do të jepet sapo të jetë i disponueshëm", tha baza në një deklaratë.

Boeing B-52 Stratofortress është përdorur nga ushtria amerikane që nga vitet 1950 dhe është ndër më ikonikët e arsenalit të SHBA. Në një përditësim të mëvonshëm në X, baza tha se "Aerodromi është mbyllur dhe të gjithë avionët që hyjnë në zonë po devijohen".

"Të gjitha lejet e vizitorëve jo-komercialë janë pezulluar deri në njoftim të mëtejshëm për të lejuar që instalimi të përqendrohet tërësisht në operacionet e reagimit ndaj emergjencave."

B-52 është një bombardues strategjik me rreze të gjatë veprimi që ka marrë pjesë në sulmet bombarduese ndaj Iranit gjatë luftës së fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos