
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se vendi i tij do të vazhdojë të mbajë praninë ushtarake në zonën mbrojtëse në Liban për aq kohë sa do ta kërkojnë nevojat e sigurisë.
Gjatë një konference për shtyp, Netanyahu theksoi se Izraeli nuk do të heqë dorë nga liria e veprimit për të parandaluar sulmet që, sipas tij, burojnë nga territori libanez.
“Ne do të qëndrojmë në zonën mbrojtëse për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë”, deklaroi ai.
Kreu i qeverisë izraelite u ndal edhe te marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se bashkëpunimi me presidentin amerikan Donald Trump mbetet i fortë.
“Ka raste kur nuk biem dakord, por jemi partnerë dhe në shumicën e çështjeve kemi qëndrime të përbashkëta”, u shpreh Netanyahu.
(A2 Televizion)