Një debat me tone të ashpra u zhvillua në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN mes aktivistit Marlind Laçi dhe deputetit të Partisë Socialiste, Erion Malaj.
Përplasja u përqendrua te sistemi i listave të mbyllura, përfaqësimi i deputetëve në Kuvend dhe raporti i tyre me qytetarët.
Laçi etiketoi deputetët e dalë nga listat e mbyllura si mediokër që nuk përfaqësojnë votuesit, ndërsa Malaj iu kundërpërgjigj duke e sfiduar të garojë në politikë dhe të sjellë ndryshimin që kërkon.
DEBATI
Laçi: Nuk të ka votuar populli zotëri. Unë prandaj jam këtu për shkatërrimin e të deleguarve partiak siç jeni ju, njerëz në Parlament që s’dinë as të lexojnë, as të numërojnë. Nuk jeni përfaqësues të popullit. Jeni nivel mediokër. Se s’dua të përmend emra.
Malaj: Përmend emra, pse s’përmend?
Laçi: Jeni një nivel katastrofik!
Malaj: Përmendi mo emrat. Do ta rregulloni ju mo! Dil në garë rregulloje, por deri atë ditë ti s’flet dot me mua.
Laçi: As ju nuk flisni. Jo nuk flet dot se je i deleguari i Edi Ramës.
Malaj: S’jam ashtu.
Laçi: Je pjesë e listave të mbyllura. Kush të ka votuar?!
Malaj: Ke ngatërruar adresë. Nuk më prek dot me këto.
Laçi: Në lista futeni si ligavec, duke iu lëpirë kryetarëve. (A2 Televizion)