
Protesta e 16-të qytetare kundër qeverisë u zhvillua këtë të hënë në Tiranë, ku mijëra qytetarë marshuan në rrugët e kryeqytetit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ashtu si në protestat e mëparshme, pjesëmarrësit u grumbulluan fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin drejt godinës së shefit të ekzekutivit.
Protestuesit qëndruan për disa orë përpara Kryeministrisë dhe mandej protesta u zhvendos në disa prej akseve kryesore të Tiranës.
Një nga elementët ndryshe të tubimit ishte vendosja e studentëve në udhëheqje të turmës gjatë marshimit.
Organizatorët kanë deklaruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim, duke theksuar se kërkesat e tyre mbeten të pandryshuara. (A2 Televizion)