Rusia po kërkon me ngulm ndërtimin e një rendi të ri botëror bashkë me Kinën. Presidenti Vladimir Putin, përmendi marrëdhëniet e mira, partneritetin strategjik dhe zbatimin e projekteve të mëdha mes Moskës dhe Pekinit si garanci për vendosjen e paqes në globin e trazuar.
“Rusia dhe Kina po koordinojnë përpjekjet për të zgjidhur problemet më të rëndësishme ndërkombëtare, duke kontribuar në ndërtimin e një rendi botëror më të drejtë dhe më demokratik”, deklaroi Putin.
Këtë deklaratë e bëri në vendin e quajtur “Partia e Rusisë së Bashkuara, Partia Komuniste e Kinës”.
Putini shtoi se gjatë takimeve dhe kontakteve me udhëheqës të qeverisë së Pekinit ka diskutuar për çështje aktuale dhe agjendën dypalëshe ndërkombëtare.
“Presidenti Xi Jinping tha se Kina është e gatshme të bashkëpunojë me Rusinë për të sjellë më shumë stabilitet dhe energji pozitive në botë”, konfirmoi mes tjerash Putin.
Pritet që këto qëndrime t’i zgjerojë edhe më tej në një event të rëndësishëm gjatë javës.
Kremlini konfirmoi se presidenti Putin do të përcaktojë pikëpamjet e Rusisë në atë që e konsideron “një situatë shumë të paqëndrueshme të botës”, kur të flasë në samitin virtual të G20-s.
Kjo do të jetë hera e parë në gati dy vite ku në një event do të jenë bashkë Putini dhe liderët perëndimorë. (A2 Televizion)