Foshnjat e lindura përpara kohe të spitalit Al-Shifa nisen drejt Egjiptit me ambulancë

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2023, 12:24 | Bota

Foshnjat e lindura përpara kohe të spitalit Al-Shifa nisen drejt

Të paktën 28 foshnja janë duke u transportuar, ditën e sotme, me ambulancë në vendkalim. Rafah nga ku do të dërgohen më pas në spitalet egjiptiane. Lajmin e bëri të ditur Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe.

"Ekipet e ambulancës së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze sapo janë nisur nga spitali i Emirateve në Rafah për të transportuar 28 foshnja të lënduara që kanë lindur përpara kohe, në vendkalimin Rafah, në përgatitje për transferimin e tyre në spitalet në Egjipt për trajtim”, tha PRCS në një deklaratë për CNN.

Sipas njoftimit, transferimi i foshnjave po bëhet në koordinim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Foshnjat e lindura përpara kohe të spitalit Al-Shifa nisen drejt

Kujtojmë se Al-Shifa, spitali më i madh në Gaza, është kthyer në një pikë të nxehtë në luftën e Izraelit në enklavën e rrethuar.

Ushtria izraelite pretendon se objekti po përdoret nga Hamasi si mburojë për operacionet e tij dhe bastisi spitalin të mërkurën e kaluar. Nga ana tjetër, Hamasi dhe zyrtarët e spitalit i kanë mohuar pretendimet e Izraelit.

A2 CNN Livestream

A2 Business