Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka dërguar të dielën negociatorët në Katar për të vijuar bisedimet për armëpushim me Hamasin.
Ky hap i radhës ndërmerret pas përfundimit të shkëmbimit të pestë pengje-të burgosur, të parashikuar në marrëveshje.
Agjencia e lajmeve AFP raporton se Netanyahu e përsëriti zotimin e tij për të "shtypur" Hamasin dhe për të liruar të gjitha pengjet që mbeten ende në duart e tyre. Ai e cilësoi grupin militant si një grup "përbindëshash" pas dorëzimit të tre pengjeve të radhës të cilët mezi qëndronin në këmbë dhe u detyruan që të flisnin në një skenë.
Nga spitali ku u trajtontuan tre pengjet izraelitë të liruar të shtunën u tha tha se Or Levy dhe Eli Sharabi ishin në një "gjendje të rëndë shëndetësore", ndërsa Ohad Ben Ami ishte në "gjendje të rëndë ushqimore".
Nga 183 të burgosurit e liruar nga Izraeli në këmbim, grupi mbrojtës i klubit të të burgosurve palestinezë tha se shtatë kishin nevojë për shtrimin në spital "si rezultat i brutalitetit që i ishin nënshtruan" në burg.
Grupet e të drejtave dhe sinjalizuesit flasin për një politikë të "abuzimit të institucionalizuar" në burgjet dhe qendrat e paraburgimit izraelit. (A2 Televizion)