Lufta në Gaza, bombardohet selia e Gjysmëhënës së Kuqe

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2023, 11:34 | Bota

Predha artilerie izraelite goditën katet e sipërme të selisë së Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Khan Yunis, në sektorin jugor të Rripit të Gazës.

Sipas të dhënave paraprake raportohet se dhjetëra persona kanë humbur jetën, mes njerëzve të zhvendosur që ishin strehuar në këtë godinë.

Lajmi ende nuk është konfirmuar nga ushtria izraelite, teksa Gjysmëhëna e Kuqe bëri një postim në rrjetet sociale për ngjarjen.

Sulmet izraelite gjatë natës kanë goditur disa lokacione në Rripin e Gazës. Kampi Bureij dhe Jihr al-Deek ishin në shënjestër të avionëve izraelitë, teksa është ende e paqartë situata në to.

Sipas agjencisë së lajmeve Al Jazeera, bombardime ka pasur dhe në kampet Nuseirat dhe al-Maghazi.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani