"Masat e shkurtimit të arsyeshme, njerëzit votuan për reforma", Musk mbron "fshesën" në administratë

Nga Rosalba Bejdo
12 Shkurt 2025, 10:29 | Bota

Elon Musk mohoi akuzat për një ‘kapje armiqësore’ të qeverisë amerikane, dhe mbrojti planet e tij të shkurtimit teksa bëri një shfaqje të befasishme në Shtëpinë e Bardhë.

Njeriu më i pasur në botë, pranoi për herë të parë pyetje nga gazetarët në zyrën ovale teksa qëndronte krah presidentit Donald Trump, që e ngarkoi me detyrën për të reduktuar shpenzimet në qeverinë federale. Trump nënshkroi më pas një urdhër që i dha departamentit të efikasitetit qeveritar të Musk, më shumë autoritetet për të shkurtuar personelin federal.

Ai udhëzon krerët e agjencive të bashkëpunojnë ngushtë me këtë departament, ndërsa parashikon se për çdo 4 persona të shkarkuar duhet të punësohet vetëm 1. 

“Shkurtimet janë masa të arsyeshme, jo drakoniane apo radikale. Njerëzit votuan për reforma të mëdha qeveritare dhe këtë do të marrim. Kjo është demokracia...”, deklaroi Musk.

Sipërmarrësi miliarder, i cili edhe vetë është i emëruar e jo i zgjedhur, i përshkroi punonjësit federalë, si një degë, e pazgjedhur, jo kushtetuese të qeverisë që siç tha ka më shumë pushtet se çdo përfaqësues i zgjedhur. Pronari 53-vjeçar i Teslës, X dhe Space X mbante një kapele të zezë me shkrimin; ta bëjmë Amerikën sërish madhështore”, ju përgjigj shpesh me humor gazetarëve që e pyesnin për kritikët e tij. Bashkë me të ishte edhe djali 4-vjeçar, të cilët e mbajti në supe për pjesë më të madhe të konferencës.

Musk u pyet edhe mbi deklaratat e rreme të bëra së fundmi, se qeveria amerikane po i dërgonte miliona dollarë kondomë Gazës. “Disa gjëra që them mund të jenë të pasakta, dhe duhet të korrigjohen’, tha ai.

Musk i cili është kritikuar për detyrën e fuqishme të cilën po kryen pa mbikëqyrje. Kritikët kanë ngritur shqetësime për konflikte të mundshme interesi për biznesmenit, me demokratët që e akuzojnë se po përfiton personalisht nga disa prej ndryshimeve që administrata Trump po ndërmerr. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos