Mbreti i Britanisë së Madhe diagnostikohet me kancer

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2024, 19:05 | Bota

Mbreti i Britanisë së Madhe diagnostikohet me kancer

Mbreti i Britanisë së Madhe, Charles III, është diagnostikuar me kancer. Lajmin e bëri të ditur pallati Buckingham, pa specifikuar se për çfarë lloj kanceri bëhet fjalë.

Nuk bëhet fjalë për kancerin e prostatës, por u zbulua gjatë trajtimit që mbreti mori në spital pas zmadhimit të prostatës. Sipas deklaratës së bërë nga Pallati Mbretëror, Mbreti ka nisur trajtimin mjekësor.

Po ashtu, siç thuhet në njoftim, Charles mbetet optimist për trajtimin e sëmundjes së tij dhe mezi pret që t’u kthehet detyrave të tij sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi në përditësim...

A2 CNN Livestream

Dita jonë