Momente tmerri për 179 pasagjerët e një “Airbus”-i gjatë uljes në pistë

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2024, 14:27 | Bota

Momente tmerri për 179 pasagjerët e një “Airbus”-i

179 pasagjerë dhe ekuipazhi i një avioni “Airbus A320” kaluan momente tmerri teksa u ulën në pistën e ngrirë të aeroportit të Vilniusit në Lituani.

Avioni ishte nisur nga Bergamo në Itali dhe pas dy orësh mbërriti në aeroport, por kushtet ishin tejet të vështira. Megjithatë, piloti mori guximin për t’u ulur dhe fatmirësisht ia arriti qëllimit mes vështirësive, duke i shpëtuar jetën 179 pasagjerëve dhe 6 anëtarëve të bordit.

Video e uljes së avionit është bërë virale, ndërsa piloti është vlerësuar për uljen me sukses të avionit në kushte tejet të vështira.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli