Të paktën 10 persona janë vrarë pasi persona të armatosur sulmuan një bar në Meksikën qendrore, thonë zyrtarët lokalë.
Sipas mediave të huaja, katër persona të armatosur me "armë automatike" mbërritën në lokalin Los Cantaritos në qytetin e Queretaro të shtunën mbrëma, përpara se të hapnin zjarr mbi ata që ishin brenda, tha në mediat sociale Juan Luis Ferrusca, kreu i departamentit lokal të sigurisë publike.
Shtatë burra dhe tre gra u raportuan të vdekur dhe të paktën shtatë persona u plagosën, tha zoti Ferrusca, shkruan A2 CNN.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe automjeti me të cilin udhëtonin autorët është gjetur i djegur dhe i braktisur aty pranë.
Një shkëmbim zjarri mes karteleve rivale la 16 të vdekur në Meksikë në fund të muajit të kaluar.
SHBA e ka shtyrë Meksikën të shtojë përpjekjet e saj për të trajtuar dhunën, si dhe kontrabandën e drogës dhe armëve. (A2 Televizion)