Në vend të bursës i hedhin 850.000 £ në llogari, e reja i bën “rrush e kumbulla”

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2023, 13:21 | Bota

Në vend të bursës i hedhin 850.000 £ në llogari, e

Një studente, të cilës gabimisht ju hodhën në llogarinë bankare 850,000 £ në vend të bursës mujore për mbulimin e kostove të ushqimit në universitet prej 85 £, i ka shpëtuar burgut edhe pse bëri “rrush e kumbulla” pjesën më të madhe të parave që nuk i përkisnin asaj.

Sibongile Mani, e cila kishte përfituar bursë studimesh, nuk mund ta besonte kur nga skema e ndihmës qeveritare i dërguan në llogari 10.000 herë më shumë para sesa i takonin.

Kur kontrolloi llogarinë e saj bankare në Afrikën e Jugut, 32-vjeçarja pa se ishte bërë një multimilionere brenda natës, me 14 milionë randë (850,000 £) të kredituara për të.

Studentja e kontabilitetit nisi një transformim të mahnitshëm si Hirushja brenda natës, duke shpenzuar paratë për veshje të shtrenjta, festa luksoze dhe artikuj bukurie. Ajo hoqi dorë nga veshjet e saj të vjetra duke kaluar te veshjet e stilistëve dhe i bleu vetes dhe shoqeve të saj iPhone-ët më të fundit.

Por stili i saj i ri i jetesës ra shpejt në sy dhe dyshimet për Manin nisën kur ajo pagoi një faturë në supermarket, që tregonte se ajo kishte më shumë se 800,000 £ në llogarinë bankare dhe punonjësit e raportuan në polici.

Ajo u arrestua në vitin 2017 dhe u akuzua për vjedhje dhe mashtrim, dhe në vitin 2022 u dënua me 5 vjet burg pasi shpenzoi 818,000 rand – ekuivalente me gati 50,000 £ në 2017.

Pasi u dënua, ajo shkroi në blogun e saj personal se i shihte paratë në llogarinë e saj si "mrekulli" dhe një "dhuratë nga Zoti"  dhe nuk u mendua dy herë nëse ishte apo jo e gabuar t'i shpenzonte ato.

Ditën e djeshme ajo u paraqit në Gjykatën e Lartë të Londrës Lindore në Makhanda, ku dy gjyqtarë ranë dakord të pezullonin dënimin me 5 vjet burg, me kusht që ajo të mos kryente një vjedhje ose mashtrim tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos