Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord, por është miku ynë më i mirë

Nga A2 CNN
5 Korrik 2026, 18:12 | Bota

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord,

Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë zërat për një përçarje mes tij dhe Presidentit Donald Trump. “Nuk mendoj se ka ndonjë përçarje midis nesh'', është shprehur Netanjahu, duke shtuar se Trump është udhëheqësi i SHBA-ve dhe bën atë që është e mirë për Amerikën.

"Unë jam udhëheqësi i Izraelit dhe bëj atë që është më e mira për Izraelin. 99% të kohës biem dakord, por si në çdo familje, ndonjëherë ka mosmarrëveshje dhe flasim hapur për to", tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë me “Fox News”

"Pyetja e vërtetë është nëse kemi qëllime të ndryshme në lidhje me Iranin dhe përgjigjja është jo: ne duam që Irani të heqë dorë nga programi i tij bërthamor, të heqë uraniumin e pasuruar dhe të çmontojë objektet e tij bërthamore. Presidenti Trump beson se, pas dy luftërave me Iranin, ai do të jetë në gjendje të ushtrojë presion në negociata për të arritur këto qëllime. Shpresoj që ai të ketë sukses. Për sa kohë që unë jam kryeministër i Izraelit, Irani nuk do të ketë armë bërthamore”, shprehet ai.

Kur u pyet për komentet e Zëvendëspresidentit Vance, i cili në javët e fundit u kërkoi anëtarëve të qeverisë izraelite të mos kritikojnë Uashingtonin, "aleatin e vetëm të mbetur të Izraelit në botë", Netanyahu deklaroi: "Unë e respektoj JD Vance, kemi një marrëdhënie shumë të mirë, por kjo nuk do të thotë që gjithmonë biem dakord. Donald Trump është miku më i mirë që kemi pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos