Mojtaba Khamenei mungon në varrimin e të atit, shfaqen tre djemtë e tjerë, lot dhe lutje në homazhet për ish-liderin

Nga Rosalba Bejdo
5 Korrik 2026, 13:44 | Bota

Tre prej djemve të liderit suprem Ajatollahut Ali Khamenei të vrarë në ditët e paratë luftës, u shfaqën pranë arkivolit me trupin e të atit dhe 4 pjesëtarëve të tjerë të familjes, gjatë homazheve që po mbahen në nder të tyre në Teheran.

Megjithatë, Mojtaba Khamenei, djali që e pasoi si udhëheqësi I ri suprem i vendit, nuk u shfaq në ceremoni. Mojtaba thuhet te jete plagosur rëndë në sulmet amerikano-izraelite të 28 shkurtit e sipas disa raportimeve ka pësuar shpwrfytyrime të rënda. 

Televizioni shtetëror tregoi Mostafa, Meysam dhe Masoud Khamenei teksa luteshin e qanin pranë arkivoleve të vendosura në oborrin e Xhamisë së Madhe në kryeqytet. Në një demonstrim të besnikërisë ndaj Republikës Islamike dhe frymës revolucionare, autoritetet iraniane kanë organizuar një javë ceremoni mortore masive për Ali Khamenein.

Si pjesë e homazheve, trupi i tij do të dërgohet edhe në vendet e shenjta shiite në Irakun fqinj. Mijëra iranianë janë mbledhur për t'i bërë homazhe liderit të ndjerë, e gjithashtu presidenti Masoud Pezeshkian e kreu i Gardws Revolucionare morën pjesë në ceremonitë mortore.

Ceremonitë do të zgjasin një javë, gjatë së cilës do të pezullohen edhe bisedimet e paqes siç njoftoi presidenti Trump për Axios. 

Pas procesionit në Teheran, trupi i Khameneitdo të dërgohet në qytetin e shenjtë të Qomit, më pas në Najaf dhe Qerbela në Irakdhe në fund do të varroset në Mashhad. Autoritetet iraniane presin pjesëmarrjen e miliona qytetarëve në ceremonitë mortore, duke i paraqitur ato si një shfaqje të unitetit dhe besnikërisë ndaj Republikës Islamike.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos