Në pritje të vendimit, Prokuroria kërkon arrest me burg për 2 protestues, arrest shtëpie për njërin prej tyre

Nga A2 CNN
5 Korrik 2026, 14:11 | Kronikë

Në pritje të vendimit, Prokuroria kërkon arrest me burg për

Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj 21 protestuesve të arrestuar pas përplasjeve gjatë protestës së 2 korrikut para Kuvendit. Trupi gjykues është tërhequr për marrjen e vendimit.

Sipas avokatit të njërit prej të arrestuarve, bazuar në provat e paraqitura nga Policia e Shtetit dhe të administruara nga Prokuroria, organi i akuzës ka kërkuar masën "arrest me burg" për dy protestues, "arrest në shtëpi" për një tjetër, ndërsa për 18 protestuesit e tjerë është kërkuar lirimi i tyre.

Nga ana tjetër, të gjithë avokatët mbrojtës kanë kërkuar lirimin e protestuesve, duke kundërshtuar kërkesat e Prokurorisë.

Kjo është bërë e ditur në një deklaratë për mediat nga njëri prej avokatëve të protestuesve, i cili konfirmoi gjithashtu se protestuesi që vuan nga probleme shëndetësore ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas është rikthyer në sallën e gjyqit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos